17 Janar 2025

Çitaku: Nuk duhet liberalizimi në një shtet talibanesk

Prishtinë, 7 qershor - Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku përmes rrjetit social Facebook i është kundërpërgjigjur deklaratave të Hoxhë Shefqet Krasniqit që ajo të merret me punët e veta.

Ajo se do të merret me punët e saj, por i kujtoi Krasniqit se liberalizimi s’ka asnjë kuptim nëse vendi shndërrohet në një “shtet talibenesk”.

\"Pikë së pari, agjenda Evropiane dhe konteksti kulturor e politik nuk Jane kontekste te shkeputura, por nderveprojne njera me tjetren.\"

\"As njera e as tjetra nuk mund te permbushen, ndertohen, shkaterrohen vetem nga nje individ! E dyta, ata qe me thone merru me viza e kqyri punet tua u them: Po, me viza po merrem dhe do te merrem.\"

\"Po asgje nuk na duhen vizat ne nje shtet talibanesk! Dhe mos me thuani tani Jo luftojeni krimin e korrpucionin se ato Jane rreziku I vertete, sepse pajtohem plotesisht! Po prania e korrupcionit nuk e amneston fundamentalizmin! Une kam me i luftu te dyjat!\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)