20 Janar 2025

Çitaku: MSA paraqet bazamentin e procesit integrues të Kosovës

Prishtinë, 2 maj - Me rastin e përfundimit të negociatave në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA), Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë së kjo marrëveshje paraqet bazamentin e procesit integrues të Republikës se Kosovës.
 
Ministrja Çitaku, në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë së kjo marrëveshje paraqet kornizë ligjore që ofron stabilitet dhe siguri për investitorët dhe si e tillë krijon bazë të shëndoshë për investime të huaja direkte dhe gjenerimin e vendeve të punës.

Në këtë kontekst, Çitaku ka thënë se pret që kjo marrëveshje të përkrahet edhe nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.

“Vetë fakti se kemi arritur deri këtu tregon se Komisioni Evropian e ka marrë pajtimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës”, është shprehur Çitaku.

Ajo ka thënë se MSA-ja do ta konsolidojë edhe më tutje faktorizimin ndërkombëtar të pozitës së Kosovës.

“MSA-ja do ta konsolidojë edhe më tutje faktorizimin ndërkombëtar të pozitës së Republikës së Kosovës dhe do të jetë sinjal i fuqishëm për progresin e vazhdueshëm drejt përmbushjes së standardeve evropiane në Kosovë”, ka theksuar Çitaku.

Sipas Çitakut, MSA-ja për Kosovën është një hap më afër arritjes së statusit të vendit kandidat për në BE.

“Me plot kuptimin e fjalës, MSA-ja paraqet një hap më afër arritjes së statusit të vendit kandidat, i cili do të mundësojë kornizë më të gjerë për përfitime nga asistenca financiare e BE-së”, ka thënë Çitaku, duke bërë me dije se pa hyrjes në fuqi të MSA-së, Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkim Evropian (BE). “Hapi i radhës pas hyrjes në fuqi të MSA-së do të jetë aplikimi për vend kandidat për anëtarësim dhe nisja e negociatave për anëtarësim”, ka deklaruar Çitaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)