19 Janar 2025

Çitaku: Kosova është në përfundim të negociatave për MSA

Prishtinë, 25 mars -  Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku  takoi sot Kryetrain  e  Prishtinës Shpend Ahmetin.

Gjatë takimit, Ministrja Çitaku dhe Kryetari Ahmeti diskutuan  për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të nivelit qëndror dhe atij lokal, me fokus të vecantë në ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar, financimin e projekteve IPA në nivel komunal si dhe akomodimin e bursistëve nga programi i Young Cells Scheme, në Admisnistratën Komunale.

Ministrja Çitaku ndër të tjera tha se Kosova tashmë është në përfundim të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

\"Kjo do të ankoron Kosovën fuqimisht në rrugën e saj drejt  anëtarësimit në BE. Konsolidimi dhe fuqizimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për të kontribuar në mënyrë edhe më aktive për zhvillim të mëtutjeshëm, vetëm se e vërteton edhe një herë që të gjithë jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara agjendën evropiane si agjendën më konsensuale në Republikën e Kosovës.”

Kryetari Ahmeti falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me nivelin qëndror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha  proceset që kanë të bëjnë më Integrimet Evropiane.

 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)