20 Janar 2025

Çitaku: Evropa për ne paraqet stabilitet dhe paqe

Prishtinë, 7 maj - Ministrja e Integrimit Evropain Vlora Çitaku, morri pjesë në një konferencë për media të përbashkët me Zyrën e BE-së në Kosovë të mbajtur me rastin e shënimit të Ditës së Evropës.

Të pranishëm në konferencë ishin Përfaqësuesi  Special i Zyrës së Bashkimit  Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ministrja Çitaku tha se Marrëveshja e  Stabilizim Asociimi do të jetë themel i procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, dhe do të përfaqësojë një ofertë të shkelqyeshme politike, juridike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian për Kosovësn për t’ju bashkuar bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë.
 
"Gjatë viteve të fundit Kosova ka pësuar ndryshime të rëndësishme dhe kuptimplote që kanë dinamizuar më tej integrimin evropian të vendit duke reflektuar konsolidimin e mëtutjeshëm si shtet evropian i pavarur dhe funksional."

"Nëse shërbehemi me analogjinë e njohur të rrugës dhe rrugëtimit, që shpesh përdoret për të përshkruar procesin integrues mund të thuhet se të premten që shkoi me përfundimin e negociatave për MSA kemi pasur një kthesë domethënëse që qon Kosovën në një udhë  të shpejt dhe të vetmen,  drejtë destinacionit final  atë  të vendit anëtar”, theksoi Çitaku.

Ministrja Çitaku gjatë  kësaj konference i ka falënderuar gjithë spektrin politik në vend për siq është shprehur ajo, përfaqësimin  e një  uniteti politik, dhe se “Asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa një koncensus të të gjithë spektrit politik në Kosovë dhe pa mbështetjen e tyre të plotë gjatë negociimit të MSA-së.

"Kjo edhe një herë e ka treguar dhe vërtëtuar unitetin tonë të plotë kur është në pyetje agjenda evropiane e Kosovës. dhe kjo me siguri sepse Evropa për ne në rend të parë paraqet stabilitet dhe paqe”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)