Çitaku dhe Malazogu intervistohen për ambasadorë
Prishtinë, 4 maj - Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, ka shqyrtuar shkresën e ministrit të Punëve të Jashtme për dy kandidatë të propozuar për ambasadorë të Kosovës në SHBA dhe Japoni.
Komisioni ka vendosur që Vlora Çitaku dhe Leon Malazogu, në bazë të ligjit, si kandidatët e propozuar për ambasadorë, ti ftojë në intervistë, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.