Çitaku: 2 prilli, dita D e dialogut politik
Prishtinë, 28 mars - Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova është e gatshme që më 2 prill të arrijë marrëveshje për veriun.
Çitaku, ka thënë në një intervistë për gazetën \"Tribuna\" se shtyrja e arritjes së marrëveshjes deri më 20 të muajit të ardhshëm do ta çonte procesin drejt dështimit.
20 prilli është shumë datë e vonë. Vendet anëtare të BE-së nuk do të kënaqen vetëm me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Ato do të kërkojnë të shohin edhe zbatim. 2 prilli është data e fundit. Nëse nuk ka marrëveshje, procesi do të marrë një kahe jo të mirë, ka thënë Çitaku
Ajo ka kërkuar nga BE-ja që të gjejë alternativë që në rast se marrëveshja do të dështojë për fajin e Serbisë, vendet e Këshillit të BE-së të mos e mbajnë peng Kosovën por t`i japin të drejtën që të nisë negocimin e Marrëveshjes së stabilizim-asocimit.