Christopher Murphy vazhdon sot viziten në Kosovë
Prishtinë, 18 tetor - Senatori amerikan Christopher S. Murphy, në ditën e tij të dytë të vizitës së tij në Kosovës, do të takojë sot zyrtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile.
Ky takim do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit, ndërsa më vonë ai do të mbajë ligjëratë me studentë të Universitet Amerikan në Kosovë.
Murphy është pritur dje nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me çrast është informuar për të gjithë situatën në Kosovë.
Ndërsa në mbrëmjen e kaluar, ai ka qenë nikoqir i Ambasadës së Amerikës në Kosovës, e cila i kishte organizuar një ndejë në një lokal nate në Prishtinë.