17 Janar 2025

Chabert konfirmon mbështetjen e Francës për Kosovën

Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve.

Ministri Hyseni fillimisht e uroi, Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në vendin tonë dhe ofroi mbështetjen e tij në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Gjatë takimi ministri Hyseni theksoi nevojën e bashkëpunimit  të mëtejmë të dy vendeve, posaçërisht sa i përket i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe bashkëpunimin policor ndërkombëtar.
 
Ndërsa ambasadori francez Didier Chabert, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën në të gjitha fushat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)