11 Janar 2025

Çështja e të pagjeturve, plagë për të gjithë

Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se arsyeja e këtij takimi ka të bëjë me faktin se shpresohet se një ditë do të arrihet një marrëveshje me Serbinë, marrëveshje e njohjes reciproke, por edhe një pajtim.

“Pa e shtri dorën e pajtimit ata të cilët kanë ende familjarë të pagjetur, edhe pajtimi është i vështirë dhe dëshirojmë që në periudhën para këtij dialogu ta trajtojmë me respekt edhe këtë temë", tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se kjo është një plagë për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Duke falënderuar Komisionin Qeveritar, si dhe Shoqatat e Familjarëve të të Pagjeturve, kryeministri Haradinaj dhe të pranishmit diskutuan për pozicionin ligjor të kategorisë së të pagjeturve, se çfarë ka mbetur pa u trajtuar ende në këtë aspekt. Kryeministri Haradinaj u zotua që për secilën Shoqatë që trajton të pagjeturit dhe çështjet e hulumtimit të të  zhdukurve që lidhen me luftën, të ndahet një buxhet logjistik, për angazhimet të cilat i kanë.

Njëkohësisht u bë e ditur se plotësimi i Ligjit për të Pagjeturit do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

Kryeministri Haradinaj më tej shtoi se janë në përpjekje e sipër për ta definuar dialogun dhe se kjo ende nuk është definuar mirë as nga pala kosovare por as nga pala serbe, por megjithatë kryeministri tha se delegacioni i Kosovës që shkon në bisedime me Serbinë  duhet të konsultohet me familjarët e të pagjeturve.

"Do t'i propozoj delegacionit shtetëror për bisedime që të bashkëpunojë me ju, si me Komisionin, ashtu edhe me përfaqësuesit e shoqatave, në mënyrë që edhe tema e të pagjeturve në bisedimet Kosovë-Serbi ta ketë pozicionin e vet të merituar", tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nëse duan paqe vërtet nuk mjafton veç të pajtohen politikanët, por mirë do të ishte të pajtohen edhe popujt.

Kryeministri  Haradinaj para këtij takimi priti në zyrën e tij disa nga familjarët e të pagjeturve  të cilët e falënderuan kryeministrin për mbështetjen që Qeveria e ka dhënë dhe po e jep në vazhdimësi për familjarët por edhe për zbardhjen e fatit të të  pagjeturve, ndërkaq familjarët kërkuan që të bëhet trysni politike Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)