03 Maj 2024

“Çështja e emrit”, pengesë edhe për Kosovën

Prishtinë, 11 janar - Pas Republikës së Maqedonisë, rruga e së cilës drejt BE-së dhe NATO-s është bllokuar për shkak të çështjes së emrit, tash, në një mënyrë tjetër dhe me argumente të tjera, e ashtuquajtura “çështja e emrit” është paraqitur si pengesë edhe për Kosovën.

Ndonëse nuk duan ta thonë publikisht në BE, pranojnë se vonesat e mëdha që janë bërë për Marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën janë shkaktuar më së shumti për shkak të dilemave se si të përdoret emri i Kosovës, kush dhe në emër të kujt duhet ta nënshkruajë, sesa për shkak të përmbajtjes.

Kjo vazhdon të jetë ende pengesë dhe vendet e BE-së presin që kjo pengesë të hiqet në dialogun Beograd – Prishtinë, shkruan “Koha Ditore”.

“Ne kemi thënë se edhe Serbia, edhe Kosova do të përfitojnë nga dialogu. Prandaj, edhe për Kosovën është mirë që të arrihet sa më parë kompromisi me Serbinë rreth përdorimit të emrit të Kosovës dhe pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale.

Ajo formulë që do të jetë e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën do të bëhet e pranueshme edhe për vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet”, i ka thënë “Kohës Ditore” një diplomat i një vendi të BE-së, duke thënë se nga Zyra e lehtësuesit Robert Cooper edhe atyre u është thënë se kompromisi i ofruar, që në parim është i pranueshëm për Prishtinën, është që Kosova të përmendet me fusnotë, ndërsa ajo të përshkruhet në fund të dokumentit si shpjegim se kjo nuk paragjykon qëndrimin e shteteve anëtare rreth statusit të Kosovës.

Një formulë e tillë në NATO përdoret edhe për Maqedoninë, por në kuptim të kundërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)