Certifikohen zyrtarët komunal
Mitrovicë, 26 dhjetor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës në një ceremoni të mërkurën ndau certifikatat zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë ndjekur trajnimet për Sistemin e menaxhimit të performancës të shërbimeve komunale.
I tërë ky aktivitet është bërë në bashkëpunim të ngushtë në mes MAPL-së dhe programin përkrahës DEMI/USAID.
Kryetari, Avni Kastrati tha se, Rëndësia e certifikimit të zyrtarëve komunal për sistemin e menaxhimit të performancës komunale është e madhe, sepse mundëson matjen dhe vlerësimin e shërbimeve të cilat i ofron komuna për qytetarët tha Kastrati.
Zyrtarët të cilët u certifikuan në fusha të ndryshme janë, Mehmet Bajrami, Enes Jukoviç,Shpresa Musliu,Shyhrete Peci,Sadete Ismajli dhe Bedri Bajrami.