17 Maj 2024

Certifikohen edhe 39 noterë të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 14 dhjetor - Pas mbylljes së suksesshme të fazës së tretë të riprovimit të Noterisë, Ministria e Drejtësisë sot ka organizuar ceremoninë e certifikimit edhe të 39 noterëve.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha se gjashtë muaj pas fillimit të funksionimit, sistemi noterial sot po funksionon mirë, sipas tij kjo është dëshmuar me shërbimet që noterët kanë ofruar për qytetarët.

Ministri Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë dhe ai do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të plotë për noterët, po ashtu, do ta kenë edhe mbikëqyrjen e plotë të punës së tyre, që sipas Ministrit Kuçi ajo të jetë ligjore dhe kualitative.

Ai tha se pret nga noterët të bashkëpunojnë edhe me institucionet e tjera të drejtësisë, ndërsa qytetarëve të ju ofrojnë shërbime sa më të mira dhe profesionale.

Ministri premtoi që shumë shpejt do të aplikojnë që Oda e Noterëve të Kosovës të jetë anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi ka falënderuar Komisionin vendor dhe ndërkombëtar të provimit të noterisë, Oden e Noterëve të Kosovës, Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, Institutin Ndërkombëtar për Studime të Avancuara të Noterisë dhe Zyrën Zvicerane, për punën e tyre të bërë në funksionalizimin e sistemit noterial në Kosovë.

Për rendësin e sistemit noterial folën edhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani. Ata thanë se sistemi noterial ka sjell freski dhe efekt në punën e gjyqësorit, duke liruar këta të fundit nga disa përgjegjësi që ka pasur deri me tani, ndërsa premtuan mbështetje në kompletimin e infrastrukturës ligjore dhe bartjen e kompetencave nga gjyqësori të noterët.

Michel Merlot, Drejtor i projektit zviceran për mbështetje të sistemit noterial të Kosovës, pasi foli për rendësin e sistemit të noterial, shprehi shpresën e tij që Kosova shumë shpejt të jetë vendi i 84 anëtar në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë.

Ceremoninë e certifikimit të noterëve e ka përshëndetur edhe Kryetarja e Odes së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu.

Me certifikimin e 39 noterëve të bërë sot, tani sistemi noterial i Republikës së Kosovës ka gjithsej 79 noterë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)