Çerkezi nis vizitat nëpër degët e PD-së

Prishtinë, 6 tetor - Kryetari i sapozgjedhur i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtorë, ka nisur vizitat nëpër degët, me qëllim koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme dhe avancimin e programit dhe vizionit të partisë.
Kryetari Çerkezi, vizitën e tij si kryetar e filloi në degën e Lipjanit, ku u prit nga kryetari Xhavit Maholli, së bashku me anëtarë të kryesisë së degës dhe simpatizantët e PD-së në këtë qytet.
Në fjalën hyrëse Maholli e uroi kryetarin e ri të PD-së, duke thënë se ndjehen të priveligjuar që kryetari i ri i PD-së zgjodhi për vizitën e parë degën e Lipjanit.
Kryetari i PD-së Sylejman Çerkezi falënderoi nikoqirin e takimit dhe nder tjera deklaroi se rrugëtimi i PD-së është i barabartë me rrugëtimin e lirisë së Kosovës. Politikat e udhëheqjes së re të PD-së do të jenë politika të natyrshme të identitetit tonë kombëtar e tradicional.
Kjo qasje e re e politikave reformuese të PD-së në fokus do ta kenë një qytetari aktive për të ardhmen e vendit si një vend demokratik me synime drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, si dhe ruajtjen e miqësisë së përhershme me ShBA-të, si njërin ndër aleatët më besnik të popullit shqiptar, ka thënë kryetari i ri i PD-së, Çerkezi.
Ndryshe, udhëheqja e re e PD-së, do të vazhdojë me vizita të tilla në të gjitha degët në territorin e Kosovës.