Çelaj: Shpendi sështë i zoti ta shesë xhipin e Mustafës
Prishtinë, 20 korrik - Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka deklaruar se votuesit e kësaj partie në Prishtinë e kanë votuar Shpend Ahmetin për kryetar sepse kanë besuar në ndryshim.
Por, sipas tij, Ahmeti për këtë kohë të qeverisjes nuk i ka sjellë ndryshimet e kërkuara nga votuesit e PDK-së.
Çelaj i ka mohuar akuzat se është duke e bllokuar së bashku me Sami Hamitin zhvillimin e kryeqytetit, shkruan Epoka e re.