Çeku: Serbia, pengesë për bashkëpunimin rajonal
Prishtinë, 3 qershor - Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se Serbia po bëhet pengesë për bashkëpunimin rajonal, ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe po ngadalëson përpjekjet për krijimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Ai gjithashtu ka theksuar se ka kaluar koha e konflikteve në rajon ndërsa ka shtuar se nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka kthim prapa dhe nuk ka bashkim me asnjë shtet tjetër.