Çeku priti në vizitë lamtumirëse Ambasadorin Karajanov
Prishtinë, 8 korrik - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, priti Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Republikën e Kosovës, zotëri Stojan Karajanov, në një vizitë lamtumirëse në MFSK, para se ai të largohet nga Kosova.
Ministri Agim Çeku, me këtë rast, e ka falënderuar ambasadorin Stojan Karajanov, për kontributin e dhënë në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve, me theks në bashkëpunimin intensiv ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë.
Ndërkaq, ambasadori Stojan Karajanov tha, se do të angazhohet edhe më tej për intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe midis MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.