Çeku: Nuk jap dorëheqje, Thaçi vendos për mua
Prishtinë, 19 janar - Agim Çeku i cili së fundi iu bashku PDK-së, iu është përgjigjur negativisht thirrjes së ish-partnerit të koalicionit, Aleancës Kosova e Re , për të dhënë dorëheqje nga posti i ministrit.
Ministri Çeku ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, mirëpo sipas tij, kryeministri është ai që do të vendos për karrigen e tij.
Unë nuk do të jem pjesë e bisedimeve për postet ministrore dhe çka do të që vendoset unë do ta respektoj atë vendim, ka thënë Çeku për RTK-në.
Në anën tjetër, kryeministri Thaçi ka thënë se është vullneti individual i Çekut për ta vazhduar aktivitetin e tij në PDK.