18 Maj 2025

Çeku: Me marrëveshjen e Brukselit, Serbia po largohet nga Kosova

Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka thënë se asnjëherë nuk do të jetë opsion marrja e kontrollit në veri përmes dhunës.

Gjithashtu ai ka theksuar se Prishtina nuk kërkon nga Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës, por kërkon bashkëpunim.

”Nuk kërkojmë nga zyrtarët e Serbisë ta njohin Kosovën. Nuk keni nevojë të na njihni, por ejani të bashkëpunojmë”, ka thënë Çeku në panelin ”Momente të reja në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë”, që po mbahet në Budvë, në kuadër të Forumit ndërkombëtar për sigurinë.

Ministri Çeku ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit, Serbia i ka porositur serbët e Kosovës se po largohet nga Kosova, por është përkujdesur për mirëqenien e tyre, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, marrëveshja e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogradit është historik për të dy vendet, por edhe për tërë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)