Çeku: Duam që Prishtina të bëhet kryeqytet europian
Prishtinë, 27 shtator - Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Agim Çeku, tha se përgjigjet dhe idetë e qytetarëve të Prishtinës janë shumë të çmueshme për programin zgjedhor të PDK-së dhe se ai, së bashku me ekipin e tij, tashmë janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të përditshme të prishtinasve.
Sot jemi para një sfide të re, të cilën mund ta tejkalojmë së bashku. Kemi një vizion të ri për kryeqytetin tonë. Duam që Prishtina të bëhet kryeqytet europian, me shërbime cilësore dhe efikase.\"
\"Kryeqendër, që mundëson rritjen e ekonomisë, ku të gjithë, banorë, punëtorë, studentë, vizitorë, mund të shfaqin dhe realizojnë potencialin e tyre, tha Çeku.
Ai theksoi se vizioni i tij për Prishtinën bazohet në shërbime të qasshme për të gjithë, zhvillim të hovshëm ekonomik dhe promovim efikas të vlerave.
Së bashku do ta bëjmë ndryshimin. Së bashku do të punojmë për Prishtinën europiane, përfundoi Çeku.