Çekia ratifikon marrëveshjen për largimin e emigrantëve kosovarë
Pragë, 16 dhjetor - Senati e Çekisë e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të dyja vendeve, Kosovë-Çeki, lidhur me largimin e emigrantëve të paligjshëm nga Republika e Çekisë, për në shtëpitë e tyre.
Marrëveshja besohet të ndikojë në largimin e problemeve në komunikimin ndërmjet autoriteteve kosovare dhe çeke, në identifikimin e personave dhe dërgimin e tyre në shtëpi.
Marrëveshja pritet që të nënshkruhet nga presidenti Vasllav Kllaus, në mënyrë që të hyjë në fuqi. Kjo mund te jetë çështje problematike, pasi që Kllaus nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Qeveria çeke e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, por Kllaus gjithmonë e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Policia çeke, vitin e kaluar arrestoi 16 qytetarë kosovarë, të cilët po qëndronin në mënyrë të paligjshme në Çeki. Në vitin 2009, katër njerëz nga Kosova ishin ndaluar pikërisht për këtë arsye.