02 Maj 2025

Çdo ditë nga ora 16:00 Bjeri borisë – Kundër Qeverisë

Prishtinë, 27 janar - Rrugët e Prishtinës që janë në afërsi të Qeverisë kanë jehuar për rreth gjysmë ore prej borive të veturave të qytetarëve.

Kjo u bë në formë të shprehjes së pakënaqësisë me Qeverinë aktuale. Ky aktivitet i cili ishte paralajmëruar dy ditë më herët nëpër rrjetet sociale dhe të cilit iu përgjigjën shumë qytetarë, do të zhvillohet ditët në vijim edhe në qytete të tjera. Aktivistët e Opozitës së bashkuar kanë zbuluar edhe një baner në të cilin shkruan slogani i këtij aktiviteti “Bjeri borisë – kundër Qeverisë”.

“Kësaj radhe, përmes fishkëllimës së borisë, qytetarët do të shtojnë presionin ndaj kësaj Qeverie, e cila po bëhet sikur nuk po dëgjon e nuk po e sheh vendosmërinë tonë kundër marrëveshjeve që i ka nënshkruar në dëm të vendit. Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër, përmes arrogancës së treguar, po injorojnë vullnetin, tashmë të shprehur të qytetarëve, të cilët i kanë dalë në mbrojtje Republikës”, ka thënë Teutë Rrusta nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Qytetari i Kosovës më nuk ankohet, por angazhohet. Endrit Hoxha nga Nisma për Kosovën tha se aksionet e format e ndryshme do të vazhdojnë. “Ne jemi duke u mobilizuar për protestën gjithëpopullore të 17 shkurtit e cila do të jetë masive dhe paqësore”, shtoi ai.  

“Ne nuk mund të qëndrojmë indiferent karshi kësaj Qeverie të papërgjegjshme e antikushtetuese, andaj po mobilozohemi që ta kundërshtojmë deri në rrëzimin e saj”, ka thënë Fatmir Ahmetaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Manifestimet e shumta, aksionet dhe aktivitetet e ndryshme, protesta gjithëpopullore janë dëshmi që kjo qeveri antikushtetuese duhet të bjerë.

Ky aktivitet do të vazhdojë çdo ditë deri më 17 shkrurt nga ora 16:00.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)