22 Dhjetor 2024

Çdo asociacion i komunave me shumicë serbe - bosnjëzon shtetin e Kosovës

Prishtinë, 21 tetor - Lëvizja për Bashkim (LB) ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe tash e 9 vjet është bërë sinonim i legalizimit të një autonomie politike të pakicës serbe brenda shtetit të Kosovës.

LB vlerëson se bartësit e institucioneve të shtetit të Kosovës kanë hezituar dhe hezitojnë ta jetësojnë atë.

Madje edhe qeveritë që e kanë nënshkruar marrëveshjen për “Asociacionin…”, sipas LB-së kanë hezituar ta jetësojnë.

Ndërsa qeveria e tanishme e ka demonstruar edhe forcërisht qëndrimin kundër jetësimit të këtij asociacioni.

"Në mënyrë që shteti i Kosovës ta përpijë më lehtë jetësimin e këtij asociacioni, disa segmente të politikës sonë, e sidomos miqtë ndërkombëtarë, thonë se asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive. Këtë të fundit nuk e përmendin qartë miqtë ndërkombëtarë."

"Mirëpo, sado që do të ishte në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës një asociacion i komunave me shumicë serbe - dhe sado pak kompetenca të kishte – një asociacion i tillë do ta bënte shtetin e Kosovës edhe më pak funksional sesa është tani."

"Që të jemi më të saktë: Republika e Kosovës, – me të drejtën e pakicave për votim të dyfishtë, të sanksionuar në Kushtetutë, në njërën anë; dhe me pushtetin ilegal nëpër komuna me shumicë serbe, në anën tjetër, – tashmë është e bosnjëzuar", vlerëson LB.

LB konsideron se një asociacion i komunave me shumicë serbe, me çfarëdo kompetencash, vetëm se do ta legalizonte tërësisht dhe përfundimisht bosnjëzimin e shtetit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)