CBM nuk është organizatore e protestës paqësore në Mitrovicë
Mitrovicë, 23 qershor - Community Building Mitrovica (CBM) orgainzatë e paqes në rajonin e Mitrovicës sqaron për opinionin publik se nuk është organizatore e protestës së djeshme në Mitrovicë siç është deklaruar nga Ministri në largim i punëve të brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi në disa media vizive.
CBM është organizatë e cila identifikon interesat e përbashkëta të qytetarëve të rajonit të Mitrovicës dhe përmes aktiviteteve të ndryshme punon në ndërtimin e paqes në këtë regjion.
Duam të theksojmë se CBM distancohet nga çfarëdolloj deklarate e dhënë apo veprim i ndërmarrë nga individë të caktuar të cilët ishin pjesë e organizimit të protestës së djeshme.