Cameron uron Presidenten Jahjaga
Prishtinë, 16 korrik - Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Bajramit.
Në urim thuhet:
Urime festën e Bajramit. Dëshiroj përzemërsisht tua uroj festën Juve, familjes suaj, si dhe mbarë popullit të Kosovës, me dëshirat më të sinqerta për një Fitër Bajram të qetë e të lumtur, shkruan në urimin e tij kryeministri Cameron.