Camaj: Pezullimi im nuk ka asnjë lidhje me skandalin e pasaportave
Në njoftimin e MPB-së thuhet se vendimi për shkarkim është marrë për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndërnjerëzore me stafin.
"Dua të ju informoj se gjatë kohës së menaxhimit tim në ARC Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë ankesë nga stafi lidhur me performancën time si kryeshef, gjithashtu as nga ana e ministrit Rexhepi nuk kam pasur ndonjë ankesë apo vërejtje lidhur me performancën time", ka theksuar Camaj.
"Gjithashtu ju bëjë me dije se lidhur me performancën dhe keqmenaxhimin në punë të vartësve të mi kam reaguar me kohë disa herë, meqë rast kam marrë masa ligjore dhe kam raportuar të gjitha shkeljet në zyrën e personelit të MPB-së si dhe kabinetin e ministrit."
Pas raportimeve në media ku pezullimin e tij e ndërlidhin me skandalin e pasaportave, Camaj ka bërë të ditur se pezullimi i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë skandal.
"Lidhur më pezullimin, unë do të ushtroj të drejtën time për ankesë pranë organeve më të larta që parashihen konform ligjit", ka theksuar ai.