Caktohet data e fillimit të zgjedhjeve në PDK
Prishtinë, 24 tetor - Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka vendosur që me datë 1 nëntor të fillojë procesi zgjedhor brenda Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK ka njoftuar për mes një komunikate se zgjedhjet në Partinë Demokratike të Kosovës do të mbahen konform statutit dhe rregullave në fuqi.
"Nga data 1 nëntor deri me 15 dhjetor është përcaktua periudha ku do të mbahen zgjedhjet në nivel te seksioneve, nëndegëve dhe degëve, ndërsa pas datës 15 dhjetore do të fillojnë përgatitjen për mbajtjen e kuvendit në nivel qendror", thuhet në komunikatën e PDK-së.