Burrat hekurosin në Prizren
Prizren, 8 korrik - Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit ka organizuar sot performancën publike Burrat hekurosin, ku nëpërmjet kësaj performance FEMaktiv synon t\'i sfidojë rolet tradicionale gjinore.
\"Ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave. Përveç kësaj punët e shtëpisë ende vazhdojnë të përceptohen si obligime që i takojnë vetëm grave. Andaj nëpërmjet kësaj performance publike FEMaktiv synon ti sfidon rolet gjinore duke e dhënë mesazhin që punët e shtëpisë nuk janë obligime që i takojnë vetëm grave\", thuhet në një komunikatë të këtij Grupi.
Sipas Grupit, punët e shtëpisë janë obligime që duhen të ndahen në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave - pa dallim gjinie.
\"Arritja e barazisë gjinore në jetën private është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore në jetën politike dhe publike duke i dhënë fund stereotipeve gjinore\", thuhet në komuniaktë.