07 Maj 2024

Burns rikonfirmon mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën

Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, mbrëmë zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës sekretarin amerikan të shtetit , Wiliam Burns.

Në bisedën telefonike me Burns, kryeministrit Thaçi i përcolli përshëndetjet  e sekretarit amerikan të shtetit,  John Kerry, i cili ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën dhe qytetarët e saj edhe në të ardhmen.

Zëvendës sekretari Burns tha se SHBA-të janë të përkushtuara ta mbështesin dialogun mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si i vetmi instrument  për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë  dhe që do të lehtësonte rrugën e integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve.

Ndërkaq,  kryeministri Thaçi falënderoi zëvendës sekretarin Burns  për thirrjen telefonike dhe po ashtu falënderoi qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen e madhe në këtë proces.

Kryeministri Thaçi e informoi Burns me faktin se të dy vendet janë  në rrugë të mirë të  arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Kryeministri  Thaçi theksoi se tani Kosova nevojë për mbështetje më të madhe që do të mund ta merrnim nga SHBA-ja dhe nga BE-ja për ta arritur këtë.

\"Ne kemi treguar kreativitetin dhe fleksibilitetin maksimal deri tani në mënyrë që të ofrojmë zgjidhje praktike që do të përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës, dhe për të sjellë tek ta besimin për t\'u integruar në institucionet e Kosovës\".

\"Ne besojmë se tani është koha për Serbinë që të pajtohet për kushtet e marrëveshjes të dhëna me shkrim për  çështjet për të cilat ata tashmë veç kanë dhënë pajtimin në mënyrë verbale, dhe kjo ka të bëjë me shpërbërjen e strukturave të sigurisë që veprojnë ilegalisht  në veri dhe integrimin e tyre të menjëhershëm në strukturat legale të  sigurisë së Republikës së Kosovës\", theksoi, Thaçi.

Thaç i ka thënë Burns-it se është i gatshëm që të pajtohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që do t’iu mundësonte komunave me shumicë serbe të veriut, por gjithashtu edhe për të tjerat në jug,  të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme të interesit. Përveç kësaj, ky asociacion mund të krijojë partneritete me asociacionet e ngjashme në Serbi dhe gjetiu.

Sipas tij ekziston një gamë e gjerë e funksioneve që do të mund t’i kryejë ky Asociacion dhe Qeveria e Kosovës i ka dhënë baroneshës Ashton një listë të kompetencave që mund t’i ketë ai. 

Por Thaçi i ka thënë Burns-it se ky Asociacion ose organ, ose komunitet siç dëshiron Serbia ta quajë atë, nuk mund të jetë një Organ i Zgjedhur dhe nuk mund të ketë as Kompetenca Ekzekutive. 

Kjo sipas tij do të thotë që kompetencat e  zgjeruara ekzekutive të komunave lokale serbe nuk mund të transferohen tek asociacionet, sepse kjo do të përbënte një nivel të tretë të Qeverisë e cila do të minonte  Kushtetutën tonë dhe rendin e brendshëm shtetëror.

\"Prandaj, unë fuqimisht ju lus për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj që ta shmangni këtë\", ka theksuar kryeministri Thaçi.

Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga të dy parlamentet, nga ai i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Së dyti, ne duhet të sigurohemi që të krijojmë një mekanizëm adekuat të udhëhequr nga dy Kryeministrat, baronesha Ashton në emër të BE-së, një përfaqësues i SHBA-ve, dhe ndoshta një përfaqësues i NATO-s.

Zbatimi është element kyç i tërë kësaj Marrëveshjeje” tha ndër të tjera kryeministri Thaçi.

Në fund të bisedës, zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Wiliam Burns edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për shtetin e Kosovës.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)