19 Janar 2025

Burim Sadiku e Shaip Havolli – kandidatë për drejtor të Antikorrupsionit

Prishtinë, 8 qershor - Burim Sadiku e Shaip Havolli kanë hyrë në rrethin e ngushtë për drejtor të ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë marrë më së shumti pikë nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, i cili ka udhëhequr procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të AKK-së.

“Komisioni në fund të intervistimit ka përzgjedhur dy kandidatë: Burim Sadikun dhe Shaip Havollin. Në bazë të Ligjit për AKK-në, Komisioni i propozon dy kandidatë për seancë plenare, e mandej përzgjedhja e drejtorit bëhet pas votimit të fshehtë”, ka thënë Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

Ajo nuk ka pasur vërejtje sa u përket procedurave, mirëpo thotë se Kuvendit nuk i janë propozuar kandidatët më të mirë në intervistim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)