Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm me Kosovën
Prishtinë, 21 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur sot në një takim të veçantë nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut Wolfgang Schauble.
Ne këtë takim të përzemërt të dy homologët diskutuan rreth zhvillimeve historike e politike në Kosove dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit teˆ rajonit, luftimin e pandemisëmˆ, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit të liberalizimit te vizave.
Kryekuvendari Konjufca falënderoi kreun e Bundestagut gjerman, Schauble, për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.
Në takim u konfirmua se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishem prane dhe me popullin e Kosovës.
Gjatë takimit, kryekuvendari Konjufca shoqërohej nga shefi i Stafit Ilir Kerceli, ambasadori Beqe Cufaj dhe diplomatja Valeza Oruqi.