16 Janar 2025

Bumçi: Marrëveshje me Serbinë hap perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 25 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi.

Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin që ka Republika e Kosovës me Republikën e Shqipërisë në sfera të ndryshme, duke thënë se këto marrëdhënie janë shembull për gjithë rajonin.

Presidentja theksoi se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës në të gjitha vendet dhe institucionet ku Kosova nuk ka pasur qasje.

Ajo nënvizoi se Shqipëria e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar, rritjen e njohjeve dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëveshja e arritur me Serbinë mbyll kapitullin e së kaluarës, ndërkohë që hap kapitullin e ri të së ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Ajo tha se kjo marrëveshje kontribuon në paqen dhe stabilitetin në rajon, por tani duhet të përqendrohemi në implementim e saj në praktikë, pasi që kjo do të ketë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi e përgëzoi Presidenten Jahjaga për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, të nënshkruar në Bruksel nga kryeministrat e të dyja vendeve.

Ai theksoi se kjo marrëveshje është historike dhe hap perspektivën evropiane të Kosovës por edhe të Serbisë.

Ministri Bumçi vlerësoi se arritja e kësaj marrëveshjeje është shumë e rëndësishme për gjithë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)