19 Janar 2025

Bullgaria pro anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Prishtinë, 3 mars - Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev tha se marrëdhëniet Kosovë-Bullgari janë shumë të mira dhe premtoi ndihmën e Bullgarisë për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Radio Kosovën, ambasadori Bobev vlerësoi lart procesin e njohjeve të Kosovës dhe u shpreh pro anëtarsimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kosova dhe Bullgaria nuk kanë probleme të hapura mes vete dhe marrëdhëniet mes të dyja shteteve janë shumë të mira, e vemçmas në aspektin politik. Kështu deklaroi Bobi Bobev, ambasadori i Bullgarisë në Kosovë për Radio Kosovën duke theksuar se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Për këtë çështje ai parlajmëroi vizitën e shpejtë të ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku në Sofje.
 
"Bullgaria ka njohur Kosovën në mars të vitit 2008, ndër shtetet e para dhe kemi krijuar marrëdhënie diplomatike në nivelin më të lartë. Procesi i integrimit evropian është ndër problemet e para të Kosovës dhe Bullgaria ka qenë dhe është e gatshme të shkëmbej përvojën e saj . Në dhjetorin e kaluar në Sofie ministrat Hoxhaj dhe Vigenin kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e integrimit. Besoj se së shpejti ministrja Vlora Çitaku do të vizitojë Bullgarinë për të diskutuar rreth fushës së integrimit. Në Bruksel gjithmonë kemi mbështetur Kosovën për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit-asociimit dhe mëtutje marrjen e statusit kandidat deri në anëtarësimin e plotë", theksoi ai.

Ambasadori Bobev vlerësoi lart procesin e njohjeve të Kosovës dhe u shpreh pro anëtarsimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. "Procesi i njohjeve shkon shumë mirë për Kosovën. Ne jemi dakort me qeverinë e vendit që bashkëpunimi rajonal duhet të thellohet dhe prania e Kosovës në organizatat ndërkombëtare ndihmon në rritjen e stabilitetit dhe paqes në rajon. E mbështesim këtë proces plotësisht", tha ambasadori.
 
Ndërkaq Bullgaria sot feston Ditën e shtetësisë së saj. Në këtë datë gjatë vitit 1878 u nënshkrua traktati i paqës ndërmjet Rusisë dhe Perandorisë Osmane, ku për herë të parë u fol për krijimin e një principate bullgare. Kjo u pohua dhe disa muaj më vonë në Kongresin e Berlinit 3 marsin si ditëlindje të shtetit të tretë bullgar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)