15 Janar 2025

Bullgaria e ndihmon Kosovën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar

Dubrovnik, 30 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të SEECP-së, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisovin, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Borisov për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Në këtë takim është folur edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, për shkëmbimin tregtar dhe për dinamizimin e bashkëpunimit në arsim dhe kulturë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisovi, ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për Kosovën dhe ka mbështetur propozimin që Kosova të kryesoj SEECP gjatë vitit 2019.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi, bashkë me homologë nga i gjithë rajoni, kanë marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, ku edhe njëherë u kërkua përshpejtim i procesit të anëtarësimit të shteteve të rajonit në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)