Bukoshi zëvendëskryeministër
Prishtinë, 20 shkurt - Mandati i deputetit Ukë Rugova ndikoi për mirë në sigurimin e shumë perfitimeve për anëtarët e tjerë të Listës Ibrahim Rugova.
Marrëveshja e arritur sot pasdite ndërmjet PDK-së dhe Listës Rugova, do të thotë një zëvendëskryeministër, një ministër dhe dy zëvendësministra.
Bujar Bukoshi rikthehet sërish në pushtet. Ish funksionari i LDK-së, u rikthye në Kosovë me PREK-un, partinë e re të tij.
Më pas u bë bashkë me LDK-në ku edhe fitoi një pozitë ministri. Tani me Listën Rugova është zëvendësi i kryeministrit Hashim Thaçi.
Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë Dardan Gashi ndërsa Lista do të mbaj edhe dy zëvendësministra në qeveri.
Nderkaq, Dardan Stublla do të jetë zëvendësministër i Financave, Fadi Kryeziu, zëvendësministër i Shëndetësisë.