Bukoshi punëson vajzën në diplomaci
Prishtinë, 27 mars - Vajza e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit, Shota Bukoshi, është punësuar në ambasadën e Kosovës në Berlin.
Ministria e Punëve të Jashtme(MPJ) nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështje. Ndërsa vet zëvendëskryeministri Bukoshi e ka konfirmuar punësimin e vajzës së tij, por e ka mohuar që ai ka ndërhyrë.
Duke mos dashur të komentojë më shumë, ai tha se Shota, para një vit ka konkurruar për këtë post. Unë nuk merrem me këtë çështje, nuk jam tip që bëjë intervenime.
Ajo ka konkurruar para më shumë se një viti, ndërsa është pranuar pas një kohe r të gjatë që nga konkurrimi, e po të isha më i shkathët në këtë aspekt do ta kisha futur në punë menjëherë, e nuk do ta lija të priste deri tani, ka thënë për gazetën Zëri Bukoshi.
/Zëri/