01 Maj 2024

Bukoshi, nën hetime, dyshohet për dy vepra penale

Prishtinë, 14 janar - Numri i zëvendëskryeministrave të Kosovës mund të zvogëlohet nëse prokurorja angleze, Maria Bamieh, jep urdhër ta arrestojë Bujar Bukoshin. Ai tashmë zyrtarisht po hetohet për shpërdorim të detyrës zyrtare apo të autorizimeve dhe lajmërim të rrejshëm të veprës penale.

Prokuroria Bamieh pretendon se ka gjetur prova se Bukoshi sa ishte ministër i Shëndetësisë kishte dëmtuar qëllimisht një kompani farmaceutike. Në këtë mënyrë besohet se në bashkëkryerje me sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, Bukoshi ka shpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas dosjes së prokurores Maria Bamieh, të cilën e ka siguruar gazeta “Koha Ditore”, në rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, më 25 nëntor 2011, Prokuroria ka marrë vendim për zgjerimin e hetimeve ndaj të dyshuarve: Bujar Bukoshi, Zenel Kuqi, Hajrullah Fejza dhe Bekim Fusha.

Në pikën e parë të propozimit të prokurores për caktimin e masës së paraburgimit për sekretarin e përgjithshëm të MSH-së, Ilir Tolaj, shefin i Prokurimit, Zenel Kuçi, shefin e Departamentit të Farmacisë, Bekim Fusha, si dhe shefin e Divizionit të Cilësisë së Shërbimeve dhe Arkivit, Hajrullah Fejza, të arrestuar të enjten, që ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës zyrtare përmendet zëvendëskryeministri.

“Në periudhën kohore ndërmjet datës 1 qershor 2006 dhe 1 qershor 2011, Ilir Tolaj në bashkëpunim me Bujar Bukoshin dhe Arbenita Pajazitin, kanë udhëhequr një fushatë kundër kompanisë ‘Jona Med’, për të siguruar që ‘Jona Med’ të mos fitonte asnjë kontratë. Ata kanë dërguar dy inspektorë te selia e kompanisë kanë paraqitur një kallëzim të rremë penal kundër ‘Jona Med’, kanë refuzuar t’i japin licencën për eksport-import dhe nuk ia kanë vazhduar kontratën”, ka thënë prokurorja e cila këto veprime i ka cilësuar si fushatë hakmarrjeje kundër kësaj kompanie për shkak të një padie që ajo ia kishte bërë Ministrisë së Shëndetësisë në Gjykatën Ekonomike në lidhje me mosnënshkrimin e një kontrate, të cilën edhe e kishte fituar si kontest me anë të gjyqit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)