12 Mars 2025

Bukoshi në zgjedhje me LDK-në

Prishtinë, 4 gusht - Njëri prej themelueseve të Listës "Dr. Ibrahim Rugova", Bujar Bukoshi ka vendosur të përkrahë Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe në ato parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Pavarësisht se është në koalicion me PDK-në në Qeveri, Bukoshi ka thënë se në zgjedhje do të përkrahë Partinë që aktualisht e udhëheq miku e tij, Isa Mustafa.

"Ne jemi LDK, natyrisht ne do t'i përkrahim edhe në zgjedhjet lokale. Dëshira jonë është që LDK të fitojë të gjitha komunat në zgjedhjet lokale e edhe në zgjedhjet parlamentare t'i fitojë shumicën e votave dhe të qeverisë me vendin", ka thënë Bukoshi, në një intervistë për Gazetën Express.

"Kjo është qysh unë kam qejf që LDK t'i fitojë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Ne jemi LDK dhe e përkrahim LDK-në krejt kohën", ka shtuar ai.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri Bukoshi ka folur edhe për problemin e Veriut të Kosovës dhe e ka porositur Qeverinë që të mos bëjë më asnjë kompromis për shkak të rrezikut të bosnizimit të Shtetit.

/Express/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)