Bujanovci sot organizon protestë mbarëpopullore
Bujanovc, 5 maj - Në Bujanovc të Luginës së Preshevës sot në mesditë do të mbahet një protestë mbarëpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe.
Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore.
Para mbajtjes së protestës, Këshiltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc do të zhvillojnë seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanovcit.
Banorët e Luginës së Preshevës sot janë shprehur të indinjuar dhe të revoltuar me veprimet dhe terrorin e policisë serbe. Shqetësime dhe tmerri ka mbetëruar në shtëpitë e bastisura dje, ku u arrestuan të rinjtë shqiptarë.