Buja: Ata largohen por PDK-ja nuk dëmtohet
Prishtinë, 28 shtator - Njëri nga anëtarët e kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, gjatë një interviste për gazetën Zëri e ka cilësuar si jo të mençur largimin e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ata largohen, por PDK-ja nuk dëmtohet, deklaroi Buja, i cili shprehet i bindur se Iniciativa Qytetare për Malishevën, që e ka përkrahjen e Limajt dhe ajo për Drenasin, që përkrahet nga Krasniqi, nuk do të arrijnë ta sfidojnë pushtetin e partisë amë.
/Zëri/