BSPK takohet me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje
Prishtinë, 24 maj - Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së u takua me deputetet dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në takimin i cili u mbajt në Zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së, Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së bisedoi me deputetet dhe deputetët për shqetësimet reale të të punësuarve dhe kërkesat e arsyeshme të BSPK-së ndërlidhur me gjendjen e të punësuarve në Republikën e Kosovës.
Deputetet dhe deputet e Grupit Parlamentar të LVV-së u shprehën tejet të interesuar dhe u zotuan që proceset e dialogut social të qohen përpara si duhet dhe të lëvizet drejt realizimit të kërkesave të arsyeshme të BSPK-së.
BSPK pret që nisma e sotme të vazhdohet edhe më tej e sidomos të kurorëzohet me rezultatet e duhura të cilat do të hiqnin shqetësimet reale të të punësuarve duke u plotësuar kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e të cilat janë parashtruar në vazhdimësi e të cilat edhe u parashtruan në Protestën e 20 majit.