BSPK në përkrahje të popullit ukrainas
Prishtinë, 24 shkurt - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-ja, në këto momente të vështira të popullit ukrainas është fuqishëm në përkrahje të sovranitetit të vendit të tyre në rrugën drejt demokracisë evropiane.
Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, në emër të sindikalistëve të Republikës së Kosovës u përcjell sindikalistëve ukrainas të organizuar në VOST, KVPU dhe FPU brengën dhe përkrahjen e të gjithë sindikalistëve kosovarë duke u uruar qetësi dhe përmirësim të gjendjes së paraluftës.
BSPK është fuqishëm me sindikalistët ukrainas dhe uron që kjo e keqe që po e dëmton demokracinë ukrainase dhe gjithëbotërore të përfundojë sa më parë.