22 Janar 2025

Brovina: S’kam koment për seancën e sotme

Prishtinë, 9 tetor - Deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, po e shikon seancën e sotme të Kuvendit nga televizori.

Gjatë kohës sa Vjosa Osmani e LDK-së po fliste sot në Kuvend, në seancën e thirrur nga blloku politik paszgjedhor, Brovina ka thënë për “KALLXO.com” se nuk ka shkuar në seancë për shkak se atë nuk e ka thirrur ajo.

Brovina ka thënë se gjatë takimit të djeshëm konsultativ, deputetja Osmani nuk ka dashur të bisedojë me të dhe përfaqësuesit e partive tjera. “Unë nuk marrë pjesë, sepse unë është dashur ta thërras këtë seancë. Unë nuk kam koment t’ju them të drejtën. Dje u takova me Vjosa Osmanin, ajo  ishte shumë arrogante dhe nuk deshi të bisedonte, kishte punë personale.

Çka të them tash?. Sot ajo thotë krejt tjetër send në Kuvend, thjesht unë nuk kam koment”, ka thënë Flora Brovina.

Në mungesë të Flora Brovinës, seanca e sotme po drejtohet nga deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)