Brovina: Për sot përfundoi seanca
Prishtinë, 17 korrik - Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka përmbyllur seancën e sotme dhe sipas saj, për seancën tjetër do t'i lajmërojë me kohë dhe me shkrim të gjithë deputetët.
Nga 113 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, pas largimit të deputetëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje! në sallë kanë mbetur vetëm deputetët e PDK-së dhe 10 deputetë tjerë nga minoritetet, duke pamundësuar zgjedhjen e Agim Aliut nga PDK-ja për kryetar të Kuvendit.