22 Janar 2025

Brovina: Pa marrëveshje nuk do të ketë seancë

Prishtinë, 16 nëntor - Mosvazhdimi i seancës së Kuvendit ka irrituar edhe Flora Brovinën, kryesuesen e Kuvendit, njëherësh deputeten më të vjetër të Prlamentit të Kosovës.

Brovina në një prononcim për gazetën  “Zëri” ka përsëritur se pa marrëveshje të liderëve të partive, duke përfshirë këtu edhe shefin e saj, Hashim Thaçin, nuk do të ketë seancë.

“Është tepruar që nuk po vazhdon seanca. Nuk ndihem mirë që nuk kam mundësi ta thërras. Po shihet atmosfera e liderëve që nuk po merren vesh mes njëro-tjetrit dhe pa një marrëveshje mes tyre nuk po ka zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ndërsa, deklarata e ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobsson për thirrje sa më shpejt të vazhdimit të seancës konstituive, për Brovinën, është apel i pranueshëm.

Por, kryesuesja e Kuvendit shpreson që javën e ardhshme do të ketë lëvizje të mira.

“Besoj që javën e ardhshme do të qetësohet kjo atmosferë e këtyre debateve të stërzgjatura”, ka thënë në fund Brovina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)