Brovina: Nuk lejoj debat në seancë
Prishtinë, 24 shtator - Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, ka bërë me dije se për shkak të vizitës së Jahjagës në SHBA nuk ka marrë vendim që këtë javë ta thërrasë vazhdimin e seancës.
Insistimin e bllokut paszgjedhor, që me çdo kusht e thërret seancën konstituive, Brovina e ka vlerësuar si presion ndaj saj.
Zot fali nëse gabojnë, ka thënë Brovina.
Ajo ka thënë se nuk mund të ketë debat në seancën konstituive ashtu siç është duke kërkuar blloku.
Sipas saj, në këtë fazë një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm presidentja. /Epoka e Re/