19 Janar 2025

Brovina: Koci e di pse nuk u bë ministër

Prishtinë, 7 qershor - Nënkryetarja e PDK-së, Flora Brovina ka thënë se partia e saj e kishte propozuar Gani Kocin për ministër të Drejtësisë, por në mes ka dalur ndonjë pengesë.

“Ne e kemi diskutuar, dhe e kemi propozuar Kocin për ministër, por prej propozimit deri tek vendimi duket se ka pasur pengesa. Ne e mbrojmë Kocin, e respektojmë. Ai e di pse nuk u bë ministër”, ka thënë Brovina në Interaktiv të KTV-së.

Ajo ka thënë se opozita me gaz nuk mund të zgjidhë asgjë, porse personalisht ka shprehur dyshimet e saj për demarkacionin.

Megjithatë, ajo ka thënë se mund të merret një vendim brenda partisë për të votuar për këtë.

“Nëse hedhin gaz sërish do ta votojmë symbullur”, ka thënë Brovina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)