Brovina: Javën e parë të shtatorit mblidhet kuvendi
Prishtinë, 25 gusht - Deputetja Flora Brovina thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, do të thirret javën e parë të shtatorit.
Në aktgjykimin e Gjykatë Kushtetuese me të cilin i dha të drejtë PDK-së në kërkesën e saj lidhur me kushtetuetshmërinë e seancës konstituive, thuhet mes tjerash se seanca e 17 korrikut është e papërfunduar dhe se ajo duhet të vazhdojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.
Sipas kësaj, kompetente për thirrjen e seancës së së Kuvendit për vazhdimin e saj mbetet kryesuesja e seancës Flora Brovina.
Ajo tha për Radio Kosovën se pret që në fillim të kësaj jave ta publikohet aktgjykimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese dhe menjëhërë më pas, dtë fillojë konsultimet për vazhdimin e seancës.
Ishte njoftim nga Gjykata Kushtetuese, unë po pres që këtë material të Gjykatës ta pranojmë gjatë kësaj jave të hënën ose të martën dhe pastaj sigurisht që më nevoitet një kohë për tu konsultuar me kryetarët e grupeve parlamentare që të mos kemi probleme të ngjajshme me situatën që ka ndodhur paraprakisht.
Do të thotë të kemi një harmoni mes veti dhe të procedojmë në mënyrë të rregullt për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarët.`
Brovina thotë se nevoijitet harmonizimi i faktorit politik që seanca të mbahet në javën e parë të shtatorit.
Ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike Xhavit Haliti ka theksuar se ende nuk është vendosur asgjë, nëse PDK do të propozojë përsëri Agim Aliun për kryetar të Kuvendit, por konsideron se partitë politike do të duhej të mbështesin kandidatin e PDK-së, bazuar në Kushtetutë.
`Unë mendoj që partitë politike në këtë rast duke përfshirë lidershipin, do të duhej të uleshin dhe të bisedonin lidhur me lehtësimin e mundshëm të zjgedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga ana e PDK-së. mendoj se nëse shtyhemi me inate dhe nuk e respektojmë kushtetutën e vendit, atëherë është një problem për të gjitha ata që nuk e zbatojnë.`
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese pritet të shpall të plotë aktgjykimin lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur me 17 korrik.