Britania vazhdon ta përkrah Kosovën
Prishtinë, 21 korrik - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim baroneshën e Britanisë së Madhe, Joyce Anelay, me te cilën ka biseduar për marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Në një takim shumë të ngrohtë me Baroneshën Anelay, biseduam për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Britania e Madhe ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset e saj historike që nga çlirimi e deri te pavarësia e shtet ndërtimi. Baronesha Anelay më siguroi në vazhdimësinë e kësaj politike të vendit të saj ndaj Kosovës, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.