Britania vazhdon ta mbeshtesë Kosovën në integrimet evropiane
Kryeministri Hashim Thaçi i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit të ri të Anglisë në Prishtinë dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve.
Me këtë rast kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ky bashkëpunimin të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ian Cliff ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e konsolidimit dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike.