Britania rithekson përkrahjen për sovranitetin e Kosovës
Prishtinë, 23 shtator - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politikë në Kosovë.
Më këtë rast, ambasadori Cliff ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadorin Cliff dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që janë duke e dhënë për Kosovën dhe e vlerësoi si të rëndësishme që të ketë përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për liberalizimin e vizave dhe për arritjen e marrëveshjeve kontraktuale me BE-në.
Në këtë takim, ambasadori Cliff u interesua edhe për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, ku nga zëvendëskryeministri Kuçi u njoftua më punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në reformimin dhe krijimin e një sistemi të drejtësisë sa më funksional dhe në pajtueshmëri me standardet evropiane.